7.7 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Sami Lushtaku publikon fotografi: Situata në Skenderaj është përkeqësuar ndjeshëm nga vërshimet, kujdes maksimal

- Advertisement -

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se ky qytet po përballet me vërshtimet dhe situate është përkeqësuar ndjeshëm.

Ai ka thënë se si pasojë e e reshjeve të pandërprera në orët e fundit, janë vërshuar shumë ekonomi familjare, biznese, rrugë e prona publike, oborre dhe toka bujqësore të qytetarëve.

Ai ka thën se ekipet komunale, si dhe mekanizmat tjerë po punojnë për të menaxhuar situatën.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Situata nga vërshimet në Komunën e Skenderajt është përkeqësuar ndjeshëm. Si pasojë e reshjeve të pandërprera në orët e fundit, janë vërshuar shumë ekonomi familjare, biznese, rrugë e prona publike, oborre dhe toka bujqësore të qytetarëve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe rrezik real për sigurinë e qytetarëve.

Ekipet komunale, shërbimet emergjente përfshirë zjarrfikësit dhe policinë, mekanizmi i rëndë dhe qytetarë vullnetarë janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për të menaxhuar situatën, për të mbrojtur jetën e qytetarëve dhe për të parandaluar përkeqësime të mëtejme.

U bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të bashkëpunojnë me ekipet që janë në terren. Situatën po e monitorojmë vazhdimisht dhe qytetarët do të informohen me kohë për çdo zhvillim!

SL

Të ngjashme

Të fundit