Lushtaku do të garojë në zgjedhjet e 12 tetorit bashkë me 30 kandidatë për Asamble Komunale.
“Sot, si kandidat për kryetar të komunës së Skenderajt në zgjedhjet e 12 Tetorit, kam kënaqësinë të prezantoj listën e kandidatëve tanë për Kuvendin Komunal, një listë që përfaqëson qytetin dhe të gjitha bashkësitë tona lokale.
Kjo është një listë e mbushur me profesionistë të fushave të ndryshme, me njerëz të përkushtuar dhe të vendosur për të punuar për të mirën e përbashkët përmes unitetit, besimit dhe vizionit për një Skenderaj të zhvilluar e të drejtë.
Lushtaku aktualisht është nënkryetar i Skenderajt, teksa kryetar aktual i komunës është bashkëpartiaku i tij, Fadil Nura.