Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ku është pritur nga një numër i madh qytetarësh.
Në një postim në Facebook, Lushtaku ka falënderuar banorët e Skenderajt për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm, duke theksuar se kjo mbështetje është motiv për të vazhduar rrugëtimin politik.
“Faleminderit Skenderaj për përkrahjen, besimin dhe pjesëmarrjen e sontme në tubimin përmbyllës të fushatës sonë! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku, duke shoqëruar mesazhin me moton e tij zgjedhore #VazhdojmëPërSkenderajn dhe #PDK191.