5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Sami Lushtaku: Limaj i duhet PDK-së dhe Kosovës

- Advertisement -

Sami Lushaku ka thirrur në Debat Plus, ku i ka thënë se fjalët e analistit Yll Hoxha janë shpifje sepse ai kurrë nuk ka pasur Terminal Doganor.

Moderatori i emisionit në TV Dukagjini e ka pyetur Sami Lushtakun se a i duhet PDK-së, Fatmir Limaj?

Ndërsa Sami Lushtaku është kundërpërgjigjur se “Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.

Sami Lushtaku anëtari i kryesisë së PDK-së ka thirrur në emisionin Debat Plus, ku ka thënë se Yll Hoxha është duke bërë linçimi ndaj tij.

“Unë nuk kam kurrfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës, i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifi e të mos të thotë të pa vërteta, se mjaftë po gënjen ai shefi tij mos të gënjen dhe ti thuaj publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.

Sipas Lushtakut, në mënyrë absolut ai dhe askush i afërt me të, nuk ka terminal doganor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit