2.3 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Sami Lushtaku i prerë: Nuk guxon PDK të bëjë koalicion me VV’në, veç me i shku mendja është skandaloze

- Advertisement -

Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, është prononcuar një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës, në Komunën e Skenderajt ka dalë bindshëm e para me 15.476 vota apo 76.01% sipas KQZ-së pas numërimit të 94.37% të votave.

Lushtaku për FrontOnline, ka kundërshtuar mundësinë e një koalicioni mes PDK-së dhe LVV-së, duke thënë se në asnjë variant kjo gjë nuk guxon të ndodh.

Sipas tij, vetëm nëse PDK mendon të bëjë koalicion me VV-në është skandaloze.

”Veç me i shku mendja PDK-së me bërë koalicion me VV-në është skandaloze”, thotë ai.

Madje, Lushtaku deklaron se në asnjë mënyrë PDK nuk guxon të bëjë koalicion me VV-në.

”Në asnjë mënyrë PDK nuk guxon me hy në koalicion”, shprehet ai.

Për Lushtakun, nëse PDK bën koalicion me VV-në, ai thotë se do të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së në Skenderaj.

Nëse hyn ajo i ka organet e veta, por unë më s’jam kryetar i PDK-së në Skenderaj. Dal qytetar i thjeshtë, unë votën ia jap PDK-së gjithë, por më kryetar i degës nuk jam”, u shpreh Lushtaku.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit