Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku së bashku me kandidatët për deputetë të kësaj partie nga kjo komunë ka mbajtur një takim me gratë e kësaj komune.
Lushtaku ka vlerësuar se gratë në Skenderaj janë shtyllë e fitores së PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sot patëm kënaqësinë të zhvillojmë një takim madhështor e frymëzues me gratë e Skenderajt, të cilat me mbështetjen dhe përkushtimin e tyre po dëshmojnë se janë shtyllë e fitores së Partisë Demokratike të Kosovës. Energjia dhe vendosmëria e tyre në mbështetje të kryeministrit Bedri Hamza dhe programit tonë politik janë garanci se vizioni ynë për një Kosovë më të mirë ka përkrahjen e gjysmës më të fuqishme të shoqërisë sonë. Bashkë për fitoren e madhe të 9 shkurtit!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.