11.7 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Sam Asghari ia bën “unfollow” Britney-it

- Advertisement -

Sam Asghari nuk po e ndjek më në Instagram Britney Spearsin disa javë pasi kishte paraqitur kërkesën për divorc nga ylli i popit.

Të mërkurën, më 30 gusht, Asghari, 29 vjeç, nuk u rendit më si një nga 42 milionë ndjekësit e Spearsit në Instagram, pavarësisht se ishte në listë më herët gjatë ditës, ndërkohë që ajo ende ndjek llogarinë e ish-it të saj.

Weekly konfirmoi në fillim të këtij muaji se Asghari paraqiti kërkesën për divorc nga Spearis, më 16 gusht pas 13 muajsh martesë, duke përmendur “dallimet e papajtueshme” si arsye të ndarjes së tyre.

“Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj më të mirën gjithmonë”, shkroi Asghari në Instagram një ditë pas dorëzimit të dokumenteve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit