13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sam Asghari është zhvendosur në një apartament luksoz në Los Angeles pas ndarjes nga Britney Spears

- Advertisement -

Sam Asghari ka gjetur një vend të ri për të jetuar mes ndarjes nga ylli i muzikës pop, Britney Spears.

Trajneri i fitnesit thuhet se është zhvendosur në ndërtesën e shtrenjtë Ten Thousand në Los Angeles – në kufirin e Beverly Hills dhe Century City.

“Ai ka qenë miqësor me banorët përreth dhe ka qenë i shoqëruar më shumë me motrën e tij”, tha një burim për Page Six.

Ndërtesa me 283 njësi, 40-katëshe, ku qiratë variojnë nga 10 mijë deri në 65 mijë dollarë në muaj, përfshin pajisje të tilla si një bar i plotë, një park privat prej një hektari, një pishinë me pamje dhe mjekë për të administruar shërbime të ndryshme.

Në të njëjtën ndërtesë raportohet se jeton edhe Demi Lovato e avokati Michael Avenatti.

Në një ambient të tillë janë parë dhe: Lori Harvey, Sam Ronson, Addison Rae dhe Harry Jowsey.

Ndërkohë, Asghari dhe Spears thuhet se kanë ndërprerë komunikimin që kur ai u largua nga shtëpia e tyre më shumë se një javë më parë, dhe më pas ai bëri kërkesë për divorc.Divorci i tyre vjen pas një viti martesë dhe si shkak kanë përmendur ‘dallime të papajtueshme’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit