6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Sallahu: Serbia duhet të fajësohet për sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se lidhja e grupit terrorist serb që kreu sulmin në Banjskë me shtetin e Serbisë është e dukshme.

I pyetur në emisionin “InfoNata” se në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale për këtë grup a bëhet fajtore Serbia, Sallahu ka thënë se nuk e ka lexuar të plotë aktakuzën, por beson se shteti serb duhet të fajësohet për këtë sulm.

“Përderisa nuk e kam lexuar akuzën në tërësi, unë nuk mund të jap deklarata të sakta për përmbajtjen e aktakuzës, por besoj që brenda aktakuzës duhet të përfshihet edhe një gjë e tillë, për faktin sepse nuk ka mundësi që një grup kaq i madh i mbështetur financiarisht të bëjë kësi veprime pa ndihëm e shtetit serb. Prandaj lidhja e grupit terrorist dhe shtetit serb është e dukshme”, ka thënë Sallahu në emisionin “InfoNata”.

Pavarësisht kritikave që i kanë dhënë Prokurorisë Speciale për “vonesë” në ngritjen e aktakuzës për këtë rast, ai ka thënë se ka qenë një bashkëpunim i jashtëzkonshëm i Prokurorisë Speciale, Ministrisë së Drejtësisë dhe Policisë së Kosovës, që sipas tij, sot të ketë një aktakzuë të qëndrueshme.

“Ka pas bashkëpunim, Prokuroria pa Policinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte mundur me i krye krejt procedurat që i ka kryer deri më sot. Pra ka qenë një koordinim i jashtëzakonshëm i tri institucioneve. Është dashtë të punojë një numër më i madh i prokurove në rastin e Banjskës. Në këtë rast ka qenë vetëm një prokuror i cili ka bërë një punë shumë të mirë”, tha ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës, në aktakuzën e ngritur ndaj 45 personave në krye me Millan Radoiçiqin i ngarkon ata për vepra penale kundër rendit kushtetues të Kosovës, përfshirë veprën penale për terrorizëm dhe shpërlaje parash.

Poashut sipas aktakuzës thuhet se grupi synonte ndarjen e veriut të Kosovës për ta bashkuar me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit