Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka paraqitur dy zgjidhje kushtetuese për tejkalimin e ngërçit institucional në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese mund të konstatojë se refuzimi i Listës Serbe për të propozuar nënkryetar nënkupton heqje dorë nga kjo e drejtë, duke përmbyllur kështu konstituimin e Kuvendit.
Zgjidhja e dytë është që Presidentja të autorizohet për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme.