15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Sallahu: Përmes rezolutës, PDK e LDK pranuan gabimet e të kaluarës

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se votimi i LDK-së për rezolutën që kërkoi ndalimin e mbajtjes së referendumit serb në territorin e Kosovës, qartazi e dëshmon dhe pranon secilin gabim që, sipas tij, e kanë bërë në të kaluarën.

Ai thotë se gabimin e pranon edhe PDK deklarativisht e publikisht, por thotë se kjo parti nuk pati guximin të përballet me realitetin dhe ta formalizojë gabimin historik që kanë bërë, duke mos votuar për ndalimin e referendumit serb.

Postimi i plotë i Sallahut:

Votimi i LDK-së për Rezolutën që kërkoi ndalimin e mbajtjes së Referendumit serb në territorin tonë, qartazi e dëshmon dhe pranon secilin gabim që e kanë bërë në të kaluarën, duke mos ndërmarrë asgjë ne drejtim të ndalimit të cënimit të sovranitetit e shtetësisë sonë. Votimi i tyre tash, e konfirmon çdo gabim që e kanë bërë deri më sot!

Gabimin e pranon edhe PDK-ja, deklarativisht e publikisht. Por, kjo parti nuk pati guximin të përballet me realitetin e ta formalizojë gabimin historik që kanë bërë, duke mos votuar për ndalimin e Referendumit serb. Fatkeqësisht, ata me mosvotim, morën anë. Tragjikisht, nuk u rreshtuan në mbrojtje të Republikës!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit