12.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Sallahu kritikon vonesën e Kushtetueses për Ligjin për Byronë: Krijohet terren që pasuria e pajustifikueshme të mbetet e paprekur

- Advertisement -

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Drejtësisë, Blerim Sallahu ka thënë se lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit dhe se dinjiteti nuk mund të vonohet, referuar faktit se për gati një vit në Gjykatën Kushtetuese opozita ka dërguar Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

“Kanë mbetur më pak se një muaj që të bëhen 1 vit që kur opozita i ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese vetëm 3 nene të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, shkruan Sallahu.

Sallahu potencon se kjo vonesë krijon terren të përshtatshëm që pasuria e pajustifikueshme të mbetet e paprekur.

“Ende s’ka shqyrtim, ende s’ka vendim. Si rrjedhojë e kësaj ka heshtje e cila krijon terren të përshtatshëm ditor që pasuria e pajustifikueshme të mbetët e paprekur, duke sfiduar qytetarët e ndershëm dhe duke e dobësuar njëkohësisht besimin në shtetin ligjor. Lufta kundër korrupsionit është luftë për dinjitetin e shtetit tonë dhe dinjiteti nuk mund të vonohet. Andaj, secila vonesë e paarsyeshme e saj nënkupton cenim të ndarjes dhe funksionimit të pushteteve dhe dëmtim të parimeve të funksionimit të shtetit të së drejtës në përgjithësi”

Të ngjashme

Të fundit