Zëvendësministri i drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se frazën e “vajit në tepsi” e ka lexuar në libra.
I pyetur rreth kësaj deklarate, për të cilën është bërë “meme” në rrjete sociale, ai ka thënë se ndoshta kjo ka ndodhur me orkestrim të caktuar.
“Jemi bërë, ndoshta me ndonjë orkestrim të caktuar, por le të jetë ajo për njerëz të tjerë”, tha ai.
Sallahu ka prezentuar disa nga punët që janë kryer në Ministrinë e Drejtësisë deri më tani, duke thënë se ju mbetet të tjerëve të bëjnë krahasime.
“Këtë diskrecion, ose komunikim, të vëllimit të cilësisë së punës po ua lëmë në diskrecion të tjerëve ta shqyrtojnë nëse duhet të behet një krahasim i tillë më punën që bëhet në Ministrinë e Drejtësisë.”, ka thënë Sallahu në Kanal10.
Ai ka thënë se beson që deklarata e tij ka “njëfarë lloj sensi”.
“Unë e kam bërë një gjë të tillë, unë mendoj që ka njëfarë lloj sensi, sepse e kemi prej leximeve nuk është që është prodhuar aty për aty”, shtoi ai.