Home Lajme Sallahu i “vajit në tepsi”: Përgjimet janë të porositura, PDK po mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe

Sallahu i “vajit në tepsi”: Përgjimet janë të porositura, PDK po mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe

0
Sallahu i “vajit në tepsi”: Përgjimet janë të porositura, PDK po mundohet të pastrohet përmes Listës Serbe

Zv/ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar pas një deklarate të zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili gjatë një bisede me shefen e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila të rrjedhur në media, dëgjohet duke thënë se “PDK më ka shkaktuar më së shumti dëme në jetë”.

Sallahu thotë se kjo nuk mund të jetë e vërtetë dhe se PDK po mundohet të pastrohet përmes Listës Srpska.

“Si është e mundur të thuhet dicka e tillë kur përfqësuesit e Listes Srpska bashkë me PDK-në dhe partitë opozitare kanë realizuar secilin dëshirë dhe qëllim për interesa tërësisht personale në dëm të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Sallahu.

Sipas tij kjo tregon qartë që audioincizimet “janë të porositura nga eksponent medial dhe opozitarë për ta shpërlarë sadopak PDK-në nga bashkëpunimi i ngushtë me Listên Srpska”.

“Megjithatë qytetarët e Kosovës ju njohin dhe nuk ua harrojnë dëmet e mëdha që ia keni bërë vendit në koordinim dhe bashkëveprim të ngushtë me Listën Srpska të themeluar nga ish lideri i PDK-së”, ka shkruar Sallahu.

Exit mobile version