13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Sallahu: BE-ja s’ka dhënë asnjë rekomandim për Gjykatën Administrative, në fund na thanë çone në Komision të Venecias

- Advertisement -

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka dhënë asnjë rekomandim për hartimin e projektligjit për Gjykatën Administrative, kurse kur ka shkuar në Kuvend ka kërkuar që i njëjti të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Sallahu e ka quajtur këtë kërkesë si veprim të paparashikueshëm të BE-së.

“Asnjë rekomandim nuk e ka pasur BE-ja në kuptimin e hartimit të projektligjit për Gjykatën Administrative, në fund kur ka shkuar ligji në Kuvend kanë kërkuar me dërgu në Komisionin të Venecias. Pse nuk e dhanë ndonjë rekomandim sa ishin në grupin punues? Këtu është problemi. Ka veprime të paparashikueshme“, është shprehur ai në emisionin “Ditari“ në TËVË 1.

Më tej, zëvendësministri e ka mohuar mundësinë e dërgimit të këtij projektligji në Komisionin e Venecias, pasi që sipas tij nuk ka as edhe një arsye që kjo të bëhet.

“Jo nuk ka nevojë. Cila është arsyeja, pse duhet dërgu?. Kemi mbajtur me dhjetëra grupe punuese. Kanë thënë gjithçka në rregull. Kur shkon ligji në Kuvend, e sjellin një letër, që unë se kam parë më herët, i jep disa rekomandime që nuk i ka dhënë në grup punues më herët dhe në fund thotë dërgone në Komision të Venecias“, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit