28.4 C
New York
Friday, September 19, 2025

Buy now

Salihu i GAP: Komunat përformuan më mirë se qeveria në investime kapitale

- Advertisement -

Bekim Salihu, hulumtues në Institutin GAP, tha se edhe përkundër vështirësive të mëdha, katër komuna kanë realizuar 100% të mjeteve të planifikuara për investime kapitale dhe shumë të tjera mbi 80%.

“Realizimi i investimeve kapitale në mandatin 2021–2025 ka qenë sfida më e madhe për komunat. Kjo shihet edhe te premtimet e përmbushura, ku më shumë janë realizuar në kulturë sesa në infrastrukturë. Kjo ndodhi për shkak se mandati filloi në kohë pandemie, pastaj me problemet përmbarimore ku iu morën fonde nga planifikimet për investime kapitale. Kjo ka bërë që komunat të mos performojnë siç kanë planifikuar dhe shpesh jo për fajin e tyre,” tha Salihu, raporton Express.

Në anën tjetër, sipas të dhënave, komunat kanë performuar më mirë se qeveria qendrore në këtë pikë.

“Komunat në tërësi kanë realizuar 82% të mjeteve të planifikuara për investime kapitale, por këtu hyn edhe një pjesë e mjeteve që iu morën komunave përmes procedurave përmbarimore. Komunat këtë e raportojnë si shpenzim kapital, megjithëse ato mjete nuk kanë shkuar në projektet e planifikuara. Për këto projekte kishte kontrata të nënshkruara, por nuk u realizuan për shkak të bllokimit të fondeve,” ka shtuar Salihu.

Komunat që kanë realizuar 100% të investimeve të planifikuara janë: Ferizaj, Suhareka dhe Malisheva.

Të ngjashme

Të fundit