16 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Salihu e PDK-së: Me Albin Kurtin kriza dhe bllokada ka pasur edhe në të kaluarën

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Arbnor Salihu, para nisjes së seancës konstituive deklaroi se kishte shpresuar që Kuvendi do të konstituohej që në tentimin e parë.

Ajo tha se, duke pasur parasysh që fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje, bllokadat nuk janë të papritura.

“Kam pritur që herën e parë ka me u konstituu edhe kemi me pasë mundësi me punu. Por, duke e ditur se fitues i zgjedhjeve është Albin Kurti dhe partia e tij, atëherë kriza edhe bllokada ka pasur edhe në të kaluarën,” u shpreh Salihu, duke shtuar se kjo po pengon funksionimin e institucioneve. /EO/

Të ngjashme

Të fundit