17.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Salihaj: Sistemi ynë arsimor është i dobët, s’është cilësor, s’është efektiv dhe nuk prodhon vlerë shtesë

- Advertisement -
Një nga ekspertët e arsimit, po vlerëson se Kosova nuk ka investuar në sistemin e arsimit.

Jonuz Salihaj, i cili merret me sistemin arsimor, për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se sistemi arimor në Kosovë është i dobët, nuk është efektiv dhe madje sipas tij, nuk prodhon vlerë shtesë.

“Rezultatet e testit PISA kanë qenë padyshim të pritshme sepse nuk është investuar në sistemin arsimor”, tha ai për “Expose”.

Ai tha se Kosova ka ndërtuar një sistem arsimor joefektiv.

“Tash e një kohë është treguar që sistemi jonë është i dobët, nuk është cilësor, nuk është efektiv dhe nuk prodhon vlerë shtesë”, tha ai.

“Ne kemi dalë edhe më keq se sa është pritur, jemi më keq se në 2018”, vlerëson Salihaj, duke komentuar rezultatet e testit PISA.

“Fëmijët tanë kanë dalë keq në lexim, që është kushti elementar që të kuptohet diçka”, shton ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit