1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

“Salih Çekaj veprimtaria politike ushtarake”, promovohet në Prishtinë, autori Demaj e vlerësoi kontributin e heroit

- Advertisement -

Është promovuar monografia, “Salih Çekaj veprimtaria politike ushtarake” e autorit Frashër Demaj, që u konsiderua arritje e madhe për institucionet, raporton Ekonomia Online.

Recensenti i librit, Teki Kurti, tha se ky libër është një vlerë e veçantë dhe mungesa e tij ka qenë një boshllëk.

“Një përvojë në mësimdhënie, paraqet një botim të personaliteteve të rëndësishme. Një vlerë e veçantë, mungesa e një botimi të tillë ka qenë e nevojshme. Vepra është punuar me objektivitet e origjinalitet dhe do jetë ndihmesë në shërbim të çështjes së kauzës shqiptare”, tha ai.

Ndërsa, autori i librit, Frashër Demaj, e vlerësojë lart kontributin ushtarak e politik të veprimtarit, Salih Çekaj.

“Vepra na imponon të flasim për kauzën, lirinë e pavarësinë e Kosovës. E kam filluar para 7 vitesh në 2017 dhe e pa dritën e botimit më 2024-ën. Falënderoj familjen time për mirëkuptimin për shkak të mungesës sime në familje. Ideja për të trajtuar këtë libër ka ardhur me prezencën time në disa përvjetorë të luftës. Atëherë jam bindur që ia vlen për sakrificën që ka bërë Salih Çekaj që të mblidhen detaje”, tha Demaj.

Ai shtoi se jeta e vepra e Salih Çekajt, është e përhershme dhe më e madhe se ajo se çka shkruhet në libra.

“Qëndrimi i tij në krye të juristëve, angazhimi i tij në kuadër të një lëvizje ilegale që drejtonte, mobilizimin e njerëzve vullnetarë dhe në fund sakrifica sublime, jeta e njeriut që nuk e kurseu. Te ai gjejmë tipare të një oficeri, politikani e aktivist i cili ka bërë përpjekje për bashkim”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit