13.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Sali Çekaj, Hero i Kosovës në pulla postare

- Advertisement -

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”

Bëhet e ditur se emisioni i pullave postare për Sali Çekajn, Hero i Kosovës, është pjesë e shënimit përkujtimor në qytetin e Shtutgartit, ai për vite me radhë ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për çështjen e Kosovës.

Ky emision i pullave postare bëhet në 25-vjetorin e rënies së tij në Betejën e Koshares, në shenjë nderimi për figurën e “Veteranit” dhe për të gjithë ata që ranë për liri.

Posta e Kosovës thekson në një njoftim se vazhdon të nderojë personalitete atdhetare me imazhe të pullave postare të Filatelisë së saj, me të cilat do të afirmojë shtetin e Kosovës në mbarë botën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit