4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Sali ​Berisha rikthehet në Kuvend pas katër muajsh: Erdha vetëm për popullin

- Advertisement -

Pas një mungese gati katër mujore Sali Berisha është rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë.

Berisha tha se po rikthehet vetëm për respekt të popullit dhe takimet me foltoren kanë qenë për të Parlamenti i vërtetë.

“Isha në bisedë më mbarë demokratët ndaj kam munguar, në një farë mënyrë ai ishte Parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem ne respekt të popullit se ata nuk e meritojnë as 4 minuta, për ata që janë brenda them”, tha Berisha.

Ai u shpreh se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

“Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”, u shpreh ai.

Berisha bëri një reagim të gjatë edhe për protestën e banorëve të 5 majit të cilët erdhën sot në dyert e parlamentit pasi iu prishën shtëpitë disa ditë më parë. Sipas Berishës, aty do të ndërtohen kulla në të cilat është dhe ortak Lulzim Basha.

“Pavarësisht se kanë vite në shtëpitë e tyre u prishën banesat në kundërshtim më çdo normë e ligj, u prishën banesat nga qeveritarët të cilët dëshmojnë se hajnitë e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të jetueshëm por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij, nëse ti vendos për shkak të planeve të prishësh shtëpitë ka një detyrim moral, duhet të ulesh me ta e tua shpjegosh dhe do dëgjosh kushtet që kanë. Përveç kësaj gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese, deri në 2014 ligji thoshte legalizm pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social , jo humanizmi , por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedh dhe mbi të kë ndërtuar lumturinë , karakteristikë e pushtetit kleptokratik. Pra kjo është e paligjshme, një qëndrim mizor ndaj njerëzve siç i keni parë. Bëhet dhe më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës. Ky shtet nuk nuk njeh parim e ligj, ata të cilët u shembën shtëpitë për kulla 30-katëshe, aty kreu i meduzës ka parashikuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit