Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë dhe ish liderit socialist Fatos Nano, duke e cilësuar këtë të fundit si ‘’ personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit’’.
Berisha ka thënë se Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Postimi:
Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!






