Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u kthye në selinë e partisë pas lirimit nga arresti shtëpiak.
“Të dashur miq, u krye edhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane mori sot goditjen më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe”, ishin fjalët e para të tij nga selia e PD-së, ku u prit nga demokratët.
Në selinë e PD kanë nisur festimet, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme e cila ia hoqi Berishës masën e arrestit në shtëpi.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme është përshëndetur nga eksponentë të shumtë të PD-së, të cilët thanë se kjo simbolizon vendosjen e drejtësisë në vend.