16.5 C
New York
Friday, May 30, 2025

Buy now

Sali Berisha nuk e përjashton grevën e urisë nga shtatori

- Advertisement -

Sali Berisha nuk e përjashton as grevën e urisë si mjet për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

“Asgjë nuk përjashtohet, nuk përjashtohet asnjë variant” – tha Sali Berisha në konferencë para gazetarëve, kur u pyet se ‘a është opsion greva e urisë në shtator’.

“Absolutisht i gatshëm ta udhëheq gjer në fitore dhe me shembullin personal t’u rikthej shqiptarëve votën e lirë” Rëndësi të jashtëzakonshme për ne ka që shqiptarët me ndërgjegje të plotë të binden se kjo ishte një farsë dhe jo ajo paraqet propaganda kriminale e qeverisë dhe propagandës së saj.

Është shumë e rëndë kur sheh pseudo intelektualë të bëjnë avokatinë e karteleve narko-kriminale dhe thonë se s’kam para të tyre në xhepat e mi.

Çfarë do ndodhi? Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Cilido që është i gatshëm të luftojë në rrugën e zgjedhur nga PD, thash jo jashtë institucioneve, është i mirëpritur dhe unë një betejë që nuk besoj se s’do ta fitoja nuk do e nisja. Jam i bindur se kjo betejë do fitohet”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit