-6.4 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure

- Advertisement -

 

Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ndalimin pë një vit në territorin e Shqipërisë të platformës TikTok.

Në një video në X, Berisha akuzon kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama se nuk po i blen dot këto platforma, siç tha se bë me mediat tjera në Shqipëri.

Edi Rama informoi dje se ka vendosur të bllokojë plotësisht platformën e Tik Tok-ut. Sipas tij, ishte ky një shkak madhor i vrasjes së nxënësit në shkollë. Mirëpo, kompania e Tik Tok informoi se, as i ndjeri Martin, as dhe vrasësi i tij nuk kishin llogari në këtë platformë. Çfarë del? Kësaj i thonë njëlloj sikur, për të mos patur aksidente, të ndalojmë përdorimin e makinave, apo të ndalojmë përdorimin e rrugëve dhe këto janë absurditete. E vërteta është se, Edi Rama vendosi ndalimin e platformës së Tik Tok-ut vetëm e vetëm se, aksionet e tij në mediat sociale kanë rënë përtokë, siç dëshmojnë të gjitha sondazhet. Së dyti, ai nuk i blen dot këto platforma, siç blen media tjera në Shqipëri. Dhe së fundmi, jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk toleron dot negativitetet e pasqyruara nga qytetarët në këto platforma”.

Berisha garanton se “platforma e Tik Tok-ut do të hapet menjëherë pas zgjedhjeve”.

“Ju ftoj të dashur miq, të postoni në llogaritë tuaja të Tik Tok, por edhe rrjeteve tjera sociale, statuse në mbrojtje të kësaj platforme dhe në dënim të censorit ekstrem, narkodiktatorit Edi Rama”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit