4.1 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Sali Berisha lihet përfundimisht jashtë zgjedhjeve të 14 majit

- Advertisement -

Mediat shqiptare raportojnë se Kolegji Zgjedhor ka vendosur përfundimisht që në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësohet nga kryetari i autorizuar Enkelejd Alibeaj, e jo nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Edhe pse ishte kërkuar çregjistrimin i PD-së së Alibeajt, kërkesa ishte refuzuar nga trupa gjykuese, ndërsa më parë ishte rrëzuar edhe nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ.

Është bërë e ditur se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve e ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të autorizuar të Partisë Demokratike, ndërsa dihet se ka kohë deri në mesnatë për të nisur listën me kandidatët për 61 bashkitë dhe listën për Këshillat Bashkiak.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit