8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Sali Berisha: Kjo është pranvera e ndryshimit

- Advertisement -

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me bashkëshorten e tij kanë hedhur votën për zgjedhjet lokale.

Berisha pas votimit ftuar qytetarët shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh.

“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë, të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata të cilët u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të shqiptarëve që të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje, një apel i madh që ata të marrin sot pjesë në votime. Ai që ka frikë votën, ai ka frikë lirinë dhe është armik i saj. Ftoj të gjithë zgjedhësit shqiptarë të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. ndaj edhe le t’u prijë mençuria e tyre, në mënyrë që të votojnë në interesin më të mirë të tyre, familjes së tyre, vendit të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit. Nesër Shqipëria arkivon përfundimisht monizmin e shëmtuar në Shqipëri dhe kjo është një ditë fitoreje për demokracinë shqiptare”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit