Nga qendra e Tiranës, Sali Berisha, e ka përmbyllur protestën e sotme të thirrur nga ai.
Ai ka thënë se do të kthehen më të fuqishëm.
Ndërkohë shumë persona kanë mbetur të lënduar nga ndërhyrja e Policisë jo vetëm tek selia e PD-së, por edhe në pjesë të tjera të qytetit.
“Sot, ne do të shpërndahemi. Do të kujdesemi për vëllezërit dhe motrat tona të arrestuara sepse janë vërsulur si bisha për të mbushur komisariatet. Do të kujdesemi për të plagosurit, disa prej të cilëve kanë çarje në kokë. Do të njoftojmë shumë shpejt beteja të tjera, që nuk do të ndalen deri në fitoren tonë të plotë”, tha ish-kryeministri.
“Ftoj demokratët që të bashkohemi në betejën e radhës, deri në realizimin e plotë të qëllimeve. Kemi përballë një narko-shtet dhe diktaturë të vërtetë. Kjo betejë dëshmoi se sa jetike është beteja jonë për ta bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Do ta vazhdojmë në forma edhe më të fuqishme sesa kjo e sotmja”, shtoi Berisha.