2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Salah zgjidhet futbollisti i vitit në Angli, votuan gazetarët

- Advertisement -

Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti më i mirë i viti në Angli.

Këtë vlerësim ylli i Liverpoolit e mori nga gazetarët, të cilët e shpërblyen formën e tij të jashtëzakonshme.

Futbollisti egjiptian i mori 48 për qind të votave nga Asociadioni i Shkruesve të Futbollit, duke e lënë prapa mesfushorin e Manchester Cityt, Kevin de Bruyne dhe mesfushorin e West Ham Unitedit, Declan Rice.

Salah i ka realizuar 30 gola dhe i ka bërë 14 asistime në 44 ndeshje deri tash këtë sezon me “Reds”, të cilët janë në garë për katër trofe.

Lojtarët nga dy kandidatët kryesorë për titull të kampionit në Premierligë, Liverpool e Manchester City, i dominuan votimet, me nëntë lojtarë të menaxherit Jurgen Klopp dhe gjashtë të Pep Guardiolës.

Në konkurrencën e femrave, australiania e Chelseat, Sam Kerr u zgjodh më e mira e vitit në Angli.

Ajo i realizoi 18 gola dhe i ndihmoi “Blues” të jenë në krye të Superligës së femrave, duke i marrë 40 për qind të votave.

Në vendin e dytë përfundoi përfaqësuesja holandeze e Arsenalit, sulmuesja Vivianne Miedema, kurse e treta ishte futbollistja e Manchester Cityt, Lauren Hemp.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit