Sulmuesi Mohamed Salah ka një shans të mirë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain kur kontrata me Liverpoolin t’i skadojë më 2025, pavarësisht që ka ende disa komplikime për t’i zgjidhur.
Salah, i cili ka realizuar 11 gola këtë sezon në Premierligë është rrugës për t’u bërë agjent i lirë meqenëse “Reds” ende s’i kanë ofruar kontratë të re.
32-vjeçari që nga vera e kaluar është i lidhur me Arabinë Saudite, mirëpo egjiptiani preferon të qëndrojë ende në Evropë, edhe nëse kjo nënkupton të jetë larg “Anfield”.
“L’Equipe” raporton se kampi i Salahut ka qenë në kontakte me PSG-në që një kohë të gjatë, ngase gjiganti francez e ka vëzhguar që disa vite.
Lojtari tani thuhet se “ia ka hapur derën” kalimit në “Parkun e Princave” dhe ka një shans të mirë që të përfundojë te PSG-ja.
PSG në anën tjetër ka refuzojë të komentojë këtë situatë, duke e vlerësuar si “taktikë” nga përfaqësuesit e Salah për t’i vënë presion Liverpoolit që t’ia rinovojnë kontratën.
PSG-ja ka ndryshuar totalisht mënyrën e punës që nga viti i kaluar, pas largimit të lojtarëve që paguheshin jashtëzakonisht shumë si Lionel Messi, Neymar, Sergio Ramos, Marco Verratti, Angel di Maria dhe së fundmi Kylian Mbappe.