3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

“Sakrifikuan babanë që të mos dilte sekreti”, priten arrestime të tjera për vrasjes e Pëllumb Metës, ja çfarë dyshon policia

- Advertisement -

Priten arrestime të tjera në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës. Policia e Durrësit po vijon me intesitet hetimet në lidhje me zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 10 shkurt.

Burime nga grupi hetimor pohojnë se ka dyshime të forta që bashkëshortja e Pëllumb Metës dhe njëkohësisht nëna e tre fëmijëve të arrestuar të jetë iniciatorja kryesore në vrasjen e 50 vjeçarit dhe asgjësimin e kufomës.

Blerina Meta është lënë qëllimisht e lirë nga policia për të zbuluar detaje të tjera që grupit të hetimit i nevojiten për të zbuluar të vërtetën. Hetuesit po mbajnë në survejim me metoda speciale Blerina Metën. “Nuk e besojmë që shkak për vrasjen të ketë qenë historia e fejesës.

Ne mendojmë se diçka tjetër fshihet. Ata sakrifikuan kryefamiljarin që mos të dilte ai sekret nga gjiri i familjes. Po punojmë me intesitet, me metoda aktive dhe proaktive.

Kemi dyshime të forta se iniciatorja kryesore e kësaj ngjarjeje të jetë Blerina Meta”,- thanë burime nga grupi hetimit për ABC news.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit