21.4 C
New York
Wednesday, September 24, 2025

Buy now

“Sakrifikoi jetën”, Sveçla e Hoxha vlerësojnë lartë guximin e Afrim Bunjakut

- Advertisement -

Në dy vjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga terroristë serbë që udhëhiqeshin nga Milan Radoiçiq, homazhe tek varri i tij bëri edhe ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Ai nga aty tha se 24 shtatori do të jetë simbol i krenarisë.

“Një ditë si kjo para dy vitesh që filloi si rëndë dhe të dhimbshme përfundoj dita ndër më krenare nga historia e Kosovës, lavi të gjithë dëshmorëve dhe mirënjohje pafund që kjo ditë të mbetet e shënuar ku integriteti dhe sovraniteti i Kosovës vetëm u forcuar”, ka theksuar Svelça.

Ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të nderuar amanetin e heroit Bunjaku.

“Jemi mbledhur sot në betejën e Banjskës, për të përkujtuar këtë betejë dhe për të kujtuar veprën e Afrim Bunjakut, ishte një polic i vërtetë një guximtar i madh i cili sakrifikojë jetën e tij për rend dhe sigurisë për qytetarët, Policia e Kosovës e kemi për detyrë ta nderojmë ta respektojmë do të punojmë që amanetin e tij ta dërgojmë në vend”, shtoi Hoxha.

 

 

Të ngjashme

Të fundit