Saint-Etienne nuk do të jetë pjesë e Ligue 1 sezonin tjetër.
Një nga skuadrat më të mëdha në Francë, Saint-Etienne kanë rënë sot nga Ligue 1, pasi kanë humbur barazhin ndaj Auxerre.
Koha e rregullt në ndeshjen e sotme përfundoi baras 1:1, me golin e Sakhi të shënuar për Auxerre në minutën e 51’, dhe Camara për Saint-Etienne në minutën e 76’.
Gjithçka u vendos me ekzekutimin e penalltive, ku skuadra nga Ligue 2 fitoi 4:5.
Kjo bëri që tifozët në fund të futen në fushë dhe të sulmojnë stafin dhe lojtarët, për rezultatin e dobët këtë sezon.
Kësisoj, Saint-Etienne sezonin tjetër luan në Ligue 2, kurse skuadra e Auxerre kthehet në Ligue 1.