12.4 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Sagës së Kryeprokurorit po i vie fundi – Pas vendimit të Kushtetuesës, Presidentja s’ka më arsyeje për shtyrje

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka më asnjë arsye që të zvarritë më shumë procesin e dekretimit të Blerim Isufajt si Kryeprokuror. Kjo pasi që Gjykata Kushtetuese të premten e 29 shtatorit, nxori një vendim, jo të plotë, në lidhje me rastin e Kryeprokurorit të shtetit. Sipas vendimit Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar vetëm aspektin procedural lidhur me afatin e ankesave të parashtruara nga kandidati Shqipdon Fazliu.

Nga ky vendim që ende nuk është publikuar i plotë nga Kushtetuesja, Ehat Miftaraj, njohës i sistemit të drejtësisë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka cilësuar se pas këtij vendimi presidentja nuk ka më asnjë arsye që të shtyj vendimin nëse do të dekretoj ose jo Blerim Isufin Kryeprokuror.

“Pas publikimit të vendimit të plotë nga ana e Gjykatës Kushtetuese që pritet të ndodh në ditët në vazhdim, nuk ka më arsye që Presidentja e Republikës të mos marr një vendim lidhur me propozimin e KPK” ka thënë Mifaraj për Gazetën Insajderi.

Kushtetuesja ka sqaruar se vendimi i Supremës për të cilin u ankua kandidati për kryeprokuror Shqipdon Fazliu, s’ishte në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 31

“GJK ka vlerësuar vetëm aspektin procedural lidhur me afatin e ankesave të parashtruara nga kandidati Shqipdon Fazliu por se paku nga komunikata e publikuar nuk ka shqyrtuar lidhur me meritat dhe integritetin e procesit për Kryeprokuror.  Andaj mbetet ne diskrecionin e Presidentes që në pajtim me Kushtetutë dhe ligj të vendos lidhur me këtë proces” ka thënë tutje Muftaraj.

Kanë kaluar tashmë një vit që çështja e kryeprokurorit të shtetit është duke u dërguar në gjykata të shkallave të ndryshme deri tek Kushtetuesja dhe ende nuk ka një vendim final. Por, kësaj pritjeje duket se po i vie fundi. Mbetet në dorë të presidentës që sapo të marr të plotë vendimin e Kushtetueses të del me një vendim.

Kujtojmë se, konkursi për emërimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit ishte shpallur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës më 12 janar 2022, kjo pasi Aleksandër Lumezit i përfundoi mandati më 21 prill 2022.

Këshilli Prokurorial i Kosovës pas një procesi disa javor ku garuan disa kandidatë, votoi në mënyrë unanime Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit dhe e rekomandoi atë për dekretim te presidentja.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit