28.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Saga e Ardon Jasharit merr një tjetër kthesë

- Advertisement -

Saga e Ardon Jasharit e ka marrë një tjetër kthesë në mëngjesin e sotëm pasi Club Brugge e ka thyer heshtjen pas ofertës së fundit që e ka marrë.

Burime të shumta raportuan të hënën se Milani ishte duke pritur përgjigje nga Club Brugge pasi ia bëri ofertën e fundit për yllin shqiptar, me një total prej 38 milionë eurosh, përfshirë këtu edhe bonuset.

Pritej një përgjigje deri të martën, por ajo nuk erdhi, as të mërkurën, kështu që ky fakt i shtoi tensionet tek “Casa Milan”.

Në fakt, gazetarët Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano raportuan se drejtuesit Kuqezi janë irrituar pasi ishin duke pritur qe 10 ditë përgjigje.

Ajo erdhi sot, ndonëse jo në favor të tyre.

Club Brugge po vazhdon ta vendosë një mur për Jasharin përkundër dëshirës së tij për t’iu bashkuar Milanit.

Nga Belgjika, shefi ekzekutiv, Bob Madou foli për mediumet “Het Laatste Nieuws” dhe “Het Nieuwsblad”, duke e sqaruar situatën e klubit.

“Ne jemi ulur dhe kemi biseduar me Milanin nga mirësjellja. Dhe, pa biseduar për para (qeshet). Të gjithë e dinë se çka ka bërë Ardoni, por për ne ky nuk është fundi i një cikli”, deklaroi fillimisht ai.

“Nuk po them se nuk do të bëjmë përjashtime, por për momentin nuk ka ofertë në tavolinë që do të më bënte të mendoj se duhet ta bëjmë atë. Ne po supozojmë se ai do të rrijë me ne”, vazhdoi kreu i klubit belg.

Përkthimi i fjalëve të tij është i qartë: një ofertë më e mirë e Milanit është nevojshme nëse dëshiron ta transferojë Jasharin.

“Nëse arrin momenti kur lojtari është vërtetë në fund të kohës së tij dhe nëse një klub i madh bën ofertë të kënaqshme, atëherë transferi ndodh. Nëse Jashari qëndron edhe një vit këtu, atëherë nuk do të jetë vetëm Milani, por edhe klube të tjera të rëndësishme që do të vijnë dhe ta kërkojnë”, përfundoi ai.

Klubi belg edhe njëherë e demonstroi se është një “klient” mjaft i vështirë për të diskutuar me të, njëjtë siç kishte ndodhur tri vjet më parë në negociatat për transferimin e Charles De Ketelaere në Milan.

Të ngjashme

Të fundit