Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga burgu pas vendimit Gjykata e Apelit.
Bazuar në këtë vendim, Gjici, do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burgim shtëpiak, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, raportojnë mediat shqiptare transmeton Klankosova.tv.
Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të ish-kryebashkiakut, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.
Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në paraburgim.
Ai dënimin ka qenë duke e vuajtur në Burgun e Lushnjes.
Safet Gjicit, i kanë mbetur edhe tetë muaj nga vuajtja e dënimit.
Gjici u dënua për shpërdorim detyre pas skandalit seksual në zyrë.