21.3 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Sadriaj: Bashkëpunimi me Gjermaninë duhet të jetë në nivel qeveritar, e jo miqësor me individët

- Advertisement -

Xhavit Sadriaj, ish-atashe ushtarak në Gjermani, ka pohuar se Qeveria gjermane është e interesuar që të ketë një bashkëpunim të fuqishëm dhe të sinqertë me Kosovën, e poashtu më të gjitha shtetet që bashkëpunon.

Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Gjermania ka qenë çdo herë mbështetëse e Kosovës dhe partnere serioze e saj.

“Asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë të gjithë ndihmën dhe përkrahjen që kemi pasur nga Gjermania vazhdimisht, dhe duhet ta dimë se partner më të fortë strategjik ne nuk kemi”.

“Gjermania shumë ka bërë edhe në fushën ushtarake edhe duke përkrahur Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vendi ynë çdo herë ka pasë përfitime dhe do të ketë nga Gjermania, sepse të dyja shtetet kanë interesa të përbashkëta strategjike dhe gjeopolitike”, ka thënë Sadriaj.

I njëjti shtoi: “Dua të tërheq vëmendjen dhe vërejtjen se bashkëpunimi me Gjermaninë duhet të jetë në nivel qeveritar, e jo miqësor me individët”.

Të ngjashme

Të fundit