5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Sadri Ramabaja: Asociacioni e çon Kosovën në luftë me Serbinë

- Advertisement -

Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i LVV-së, ka folur në mediet e Shqipërisë rreth Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Që në fillim të intervistes, z. Ramabaj u tregua i vendosur, duke thënë se Asociacioni është çështje nevralgjike, që prek funksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Kemi të bëjmë me njërën nga çështjet më nevralgjike që prek thelbin e sovranitetit të Republiëks së Kosovës.” – alarmoi Ramabaja.

Tutje, Ramabaja ka përmendur edhe luftën me Serbinë.

“Asociacioni do ta çonte pashmangshmërisht drejt një lufte të re Kosovën me Serbinë. Asociacioni sipas kërkesave serbe është një bombë me sahat, por nuk është parakusht vetëm asociacioni, por edhe një parakusht tjetër i kërkuar nga Vuçiç. Një tip konfederate mes Serbisë dhe Malit të zi, ndaj po bëhet presion kaq i madh ndaj Kosovës, që të mbyllet çështja e statutit të asociacionit dhe të merren pastaj me Malin e Zi.” – vazhdoi Ramabaja.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit