Sadio Mane ka zbuluar urimin që mori nga Cristiano Ronaldo pas transferimit te Bayern Munich verën e kaluar.
Pas gjashtë vitesh shumë të suksesshme në Anfield, Mane bëri lëvizjen surprizë në Allianz Arena në një marrëveshje me vlerë rreth 35 milionë paund.
Sulmuesi kishte shënuar 120 gola dhe kishte regjistruar 48 asistime në 269 ndeshje për Reds, duke fituar Premier League, Champions League, FA Cup, Carabao Cup dhe Kupën e Botës për Klube.
“E takova Cristiano Ronaldon në Mallorca para këtij sezoni pasi u përfundua transferimi im”, tha Mane për BILD.
Ai më përgëzoi dhe më tha: “Një klub i madh. Ky është një hap i madh për ju”.