8.1 C
New York
Saturday, November 22, 2025

Buy now

Sadiku: Xhaka nuk i meritoi fishkëllimat, është ambasdor i shqiptarëve, jo veç futbollist (VIDEO)

- Advertisement -

Drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku në “Weekend” në Klan Kosova ka folur lidhur me fishkëllimat që u bënë në drejtim të futbollistit me prejardhje shqiptare, Granit Xhakës.

Ai tha se fishkëllimat ishin të pamerituara, pse Xhaka është edhe ambasdor i shqiptarëve, jo veç futbollist.

“Mendoj që ka qenë e pamerituar, sepse fishkëllima në futboll është një ofendim i rëndë. Dhe duke qenë se se Granit Xhaka është futbollist shqiptar, dhe për mua është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, ai është një ambasador i vërtetë i shqiptarëve, që prej shumë vitesh”, tha Sadiku.

Sadiku tha se kishte pasur një kontakt të shkurtër me Xhakën, ku ky i fundit e kishte falënderuar. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit