Skënder Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, ka deklaruar se Ura e Ibrit nuk duhet të hapet kokë më vete, pas përgjigjjes së sotme te QUINT-it.
Mirëpo, sipas tij duhet të tentohet të binden ndërkombëtarët, sepse ky veprim është në interes të qytetarëve, sidomos atyre të komunës veriore.
“Nuk guxojmë faktorin ndërkombëtar ta vëmë në një tabor i cili nuk është në vijë të njëjtë me ne, sepse ndërkombëtarët kanë qenë më ne në momentet më të rënda. Mirëpo, ne duhet t’i bindim ata se ky veprim i joni është në interes të qytetarëve, së pari të qytetarëve të komunës veriore të Mitrovicës”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në tëvë1.
Tutje, Sadiku theksoi se ata që nuk i njohin rrethanat në Mitrovicë kanë menduar se Ura e Ibrit është totalisht e mbyllur, teksa ai shpjegoi se Ura është e shfrytëzueshme për këmbësorë, për biçiklista, për nëna me karroca.
“Posaqersht për ata që nuk i njohin rrethanat edhe specifikën e Mitrovicës kanë menduar se kjo Urë është total e mbyllur dhe nuk ka kurfar qasje ndër vite, ka qenë vetëm simbol i ndarjes, i trazirave, kurse Ura realisht ndër vite është shfrytëzuar për këmbësorë për biçiklist për trotinet, për nëna me karroca edhe shfrytëzohet pa asnjë telashe”, tha Sadiku në Tëvë1.