20.1 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Sadiku thotë se kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme populli do ta ndëshkojë VV-në

- Advertisement -

Analisti Ermal Sadiku, mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova foli për situatën politike në vend, duke thënë se populli i Kosovës edhe pse ngadalë, reagon ndaj lëvizjeve të tilla.

Ai u shpreh se kurdo që të mbahen zgjedhjet e ardhshme populli do ta ndëshkojë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Populli i Kosovës reagon ngadalë ndaj lëvizjeve të tilla, por reagon edhe do të reagojë në zgjedhjet e ardhshme, potencialisht nëse mbahen këtë vit”.

“Patjetër, Lëvizjen Vetëvendosje do ta ndëshkojë, ajo ka qenë në trend të rritjes, populli e vëren sepse aty është bllokada, e vëren se Lëvizja Vetëvendosje mundet me e ndërru pa asnjë problem kandidatin për kryeparlamentar, nuk i ka votat e nevojshme për ta bërë këtë kandidat që e ka vendosur, mund ta propozojë dikë tjetër dhe populli nuk e ka borxh me pritë”, u shpreh tutje Sadiku.

Të ngjashme

Të fundit