Analisti Ermal Sadiku ka thënë që qytetarët nuk do të duhej ta përkrahnin qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë.
“Me e dëgju fjalimin që e tha atje, për mu është keq për qytetarinë sepse po e thotë një diçka që nuk ish dashtë qytetari me e përkrahë”, ka thënë Sadiku në Rubikon të Klan Kosovës.
Qytetari nuk ish dashtë me e përkrahë një person i cili thotë: Prokuroria këtu është i lirë me vepru edhe kurrë s’u kanë ma e lirë”.
“Nuk është punë e kryeministrit me e thanë qet send. Puna e kryeministrit është me u marrë me ekzekutivin e qeverisë e jo me u përzi se qysh e kryn Prokuroria punën ne vet dhe se a është e lirë. Se kjo po të jep me besu që ky po ua ofron atyne këtë liri”.