Inxhinieri Ermal Sadiku ka komentuar takimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me përfaqësues të kompanive të mëdha në Luginën e Silikonit në Kaliforni.
Sadiku ka thënë se takimet e tilla janë shumë të rëndësishme për shtetin e Kosovës, por kritikon delegacionin kosovar për mostransparencë dhe mendon se nuk do të ketë rezultate.
“Jam për takime të jashtme dhe për aktivitet. Ky rpesioni që ka pasur ministria e jashtme po ndikon. Mendoj se ka qenë ministria më e shtypur. Tash kjo po ndikon të ketë takime. Cka është tu ndodhë në Amerikë? Jam vetë inxhinier dhe emocionohem kur shoh këso takime me këto kompani. Nuk ka shumë transparencë. Profili i njerëzve nuk është t’u u ditë. Mendun të jenë njerëz shumë të rëndësishëm apo edhe mund të jenë vetëm përfaqësues të thjeshtë. Nga disa foto që munda të hulumtoj nga Likedin, e pava që nuk janë njerëz shumë të rëndësishëm. Shpresoj që mund të takohen me njerëz më të rëndësishëm”, tha ai.
Ai shtoi se personat që ka mundur t’i identifikoj deri më tani nga takimet e Kurtit me delegacione të kompanisë është se ata eprsona nuk janë të nivelit të lartë.
“Problemi është se nuk e dimë edhe se cka po iu ofrohet. Si platformë nuk kemi dijeni dhe nuk e dimë se cka jemi t’u ofru. Cka po forn Kosova në AirBNB. Kosova vetëm është aty. Linkedin mund të përdoret pa problem. Jashtë kësaj nuk e di. Kosova e ka një problem. 90% e botës digjitale nuk e njeh Kosovën. Nuk mundemi të bëjmë pagesa me PayPal. Për ua është subjektive pasi jam pjesë e kësaj bote. Këto takime janë shumë të rëndësishme. Një takim me ta është më me rëndësi se sa me një senator. Madhësia e këtyre kompanive është normative. Por se cfarë rezultate do të shohim, jam dyshues”, shtoi ai.