Deputeti i zgjedhur nga Lidhja Demokratike, Ermal Sadiku ka thënë se nuk ka ndarje në LDK pas zhvillimeve të fundit.
Ai ofrimin e dorëheqjen nga kreu i partisë, Lumir Abdixhiku dhe dorëheqjen e parevokueshme të nënkryetares Hykmete Bajrami i ka vlerësuar si pjesë e demokracisë së brendshme të këtij subjekti, që sipas tij, mungon në partitë tjera.
“Nuk ka thyerje apo ndarje në LDK. Kjo është ajo çfarë kish dashtë me ndodh në një parti e cila ka humbje të elektoratit, kjo është minimumi se çka duhet me ndodhë”, ka thënë Sadiku në Tëvë1.
Sadiku ka thënë me ofrimin e dorëheqjes nga Abdixhiku është marrje e përgjegjësisë, ndërsa ka thënë se vlerëson Hykmete Bajramin dhe se veprimi i saj tregon marrje të përgjegjësisë
“Ai e ka dhënë një dorëheqje dhe tash Kuvendi mundet me pranua ose jo, dhe vet ideja që po e merr përsipër pjesën më të madhe të fajit me aktin e dorëheqjes është e mjaftueshme. Ofrimi i dorëheqjes është marrje e përgjegjësisë. Kam respekt për znj. Bajrami, është qasje e saj. Në të dy anët kemi të bëjmë me një marrje të përgjegjësisë”, ka thënë Sadiku.






