Opinionisti Ermal Sadiku, thotë se mendon se presidentja Vjosa Osmani, problemet më të mëdha nuk i ka me kryeministrin Albin Kurti, por me njerëzit rreth tij.
“Mendoj që ka pasur përçarje, mendoj se Vjosa problemet më të mëdha në fillim nuk i ka pasur gjithmonë me Albinin, por me njerëzit rreth e rreth Albinin, i të qenit i dyti”, tha ai.
“Albini tash po vërehet një komunikim më i ngushtë me Donikën. Ndoshta nuk është hakmarrje ndaj saj (Osmanit), por është bukur e çuditshme”, shtoi Sadiku në “Rubikon”.