Sadiku kritikon qeverinë: Po devijon vëmendjen nga dështimet me çmime dhe projekte

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar ashpër qeverinë për, sipas tij, mungesë të rezultateve konkrete dhe përpjekje për të devijuar vëmendjen e opinionit publik.

Sadiku theksoi se rritja e çmimit të naftës dhe shtrenjtimi i ushqimeve bazë po rëndojnë jetën e qytetarëve, ndërsa, sipas tij, mungojnë projektet e reja dhe po përurohen vazhdimisht të njëjtat investime.

Ai akuzoi qeverinë se po financon media dhe po nxit narrativa për çështje të tjera, përfshirë pretendimet rreth zhvillimeve në Banjë, me qëllim shmangien e vëmendjes nga problemet reale. Sipas tij, nëse këto pretendime janë të vërteta, institucionet duhet të veprojnë dhe të ndërmarrin masa konkrete.

Sadiku ngriti pikëpyetje edhe për mosveprimin e organeve të sigurisë dhe drejtësisë, duke theksuar se nuk duhet të ketë deklarata pa veprime konkrete. Në fund, ai përfundoi se këto qasje synojnë të largojnë fokusin nga, siç i cilësoi ai, dështimet e qeverisjes.

Postimi:

Nafta rritet. Ushqimet bazë shtrenjtohen. Projekte të reja nuk ka… përurohen nga tri herë të njëjtat.

Çka bën qeveria?

Financon mediume dhe “shtyn” gazetarë të flasë për Serbinë dhe për “njerëz të shitur” që kinse paskan marrë para për të deformuar narrativën rreth sulmit terrorist në Banjë.

Pra, pas 6 vitesh në qeveri, ende merren me thashetheme dhe linçime.

Nëse kjo është e vërtetë, pse ata njerëz janë të lirë?
Pse nuk arrestohen?
Pse duhet një gazetar ta ngrejë këtë çështje?

I keni kapur AKI, policinë e gjykatat. Arrestoni, leni pallavrat.

Përgjigjja është e thjeshtë: për të devijuar vëmendjen nga dështimet reale të qeverisjes.

Të ngjashme

Të fundit