6.8 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Sadiku: Hoti, një nga fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve – Grainca është dashur të dënohej me votë

- Advertisement -

Analisti politik, Ermal Sadiku, ka thënë se një nga fituesit më të mëdhenj të zgjedhjeve të 9 shkurtit është Avdullah Hoti.

Sadiku tha se Hoti nga numri 13 dhe si një nga njerëzit më të goditur në 3-4 vitet e fundit, ka mbërri në 28 mijë vota.

“Ka pasur konsistencë në qetësinë e tij, elokuencën e tij, ai është vetvetja, nuk ka bërë asnjëherë fyerje, nuk ka hy në polemika të panevojshme”, tha Sadiku në Rubikon në Klan Kosova.

Më pas, Sadiku foli edhe për deputeten Adelina Grainca, e cila nga PDK-ja mandatin e kaluar ka kaluar në VV.

Veprimin e Graincës, Sadiku e quajti si një prej gjesteve më të pamoralshme politike që mund ta bëjë një person, teksa shtoi se për këtë, ajo është dashur të dënohej me votë.

“Dhe 20 mijë njerëz e kanë rrethuar emrin e një personi të tillë. Një person që del në fushatë me një parti politike, me një ideologji, me një program dhe ditën kur vjen aty, del me një kundërshtar prapa shpine, dhe kjo s’ka të bëjë asgjë tjetër përveç me imoralitet politik”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit