Përkrahësit e Sabrina Carpenter mund të mos i përdorin më telefonat e tyre në koncertet e saj pas komenteve të fundit që këngëtarja dhe kompozitorja bëri në “Rolling Stone”.
“Kjo sinqerisht do t’i acarojë fansat e mi, por absolutisht,” tha Carpenter kur u pyet për mundësinë e detyrimit që pjesëmarrësit në koncerte të hedhin telefonat e tyre në qese gjatë shfaqjeve të saj.
Këngëtarja e “Espresso” tha se mendimi i saj për largimin e telefonave në koncerte ndryshoi pasi mori pjesë në një koncert të Silk Sonic në Las Vegas, në të cilin iu desh ta linte anash telefonin e saj.
“Nuk kam pasur kurrë një përvojë më të mirë në një concert”, tha Carpenter.