Këngëtarja amerikane Sabrina Carpenter ka zbuluar projektin e saj më të ri muzikor.
Ajo do të publikojë këngën “Manchild” këtë të enjte, më 5 qershor.
26-vjeçarja ka ngacmuar fansat me një mesazh të shkurtër në Instastory: “Kjo është për ty!”, ndërsa ka ndarë edhe kopertinën e këngës, ku shfaqet duke bërë autostop në shkretëtirë, me një këmishë të bardhë dhe pantallona të shkurtra.
Kënga do të jetë e disponueshme edhe në version vinili 7, ku në anën B përfshihet një tjetër këngë me titull intriguese: “Brenda kokës sate kur sapo ke fituar një debat me një burrë”.